Rama: Tribunali i Hagës drejtësinë e ktheu në farsë
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vendimin e Gjykatës Speciale që mos t'i lejojë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme mortore të babait të tij, e quajti farsë.
- Post By Besnik Shuki
- 08:52, 18 mars, 2025

Prishtinë, 18 mars 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vendimin e Gjykatës Speciale që mos t'i lejojë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme mortore të babait të tij, e quajti farsë.
Rama në Iks publikoi se Gjykata Speciale u shndërrua në farsë, ndërsa të drejtat demokratike në fjalë boshe.
“Një poshtërim i ri nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutal”, ka shkruar ai.
Ceremonia e varrimit të babait të Hashim Thaçit duhet të mbahet nesër.
Paraprakisht, kundër vendimit të Speciales ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së. bsh/
Foto: EPA