• e enjte, 27 qershor 2024

Rama ishte nikoqir i kryeministres italiane: Meloni është motra e Shqipërisë

Rama ishte nikoqir i kryeministres italiane: Meloni është motra e Shqipërisë

Tiranë, 18 gusht 2023 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni pushimin disa ditor në Shqipëri e përfundoi me një shetitje në Vlorë, e shoqëruar  nga nikoqiri i saj Edi Rama.

Ai sërish e falënderoi për vizitën dhe nderin e shprehur dhe përmes një postimi të shkurtër në Fejsbuk, ku postoi fotografi nga shetitja dhe pirja e kafesë në një lokal  në këtë qytet bregdetar.

"Motra e Shqipërisë. Vëllai i Italisë. Faleminderit Xhorxha, ishte një nder", ka shkruar Rama në gjuhën italiane.

Kryeministrja e Italisë, të hënën pasdite mbërriti në Vlorë me një traget.

Ajo ndërpreu pushimet e saj në Pulia, në një fermë pranë Çeglie Mesapika dhe u nis për në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Ramës, i cili tha për mediat italiane se e kishte ftuar për pushime në Shqipëri.

U njoftua se do të qëndronte dy ditë, por ajo e zgjati qëndrimin me bashkëshortin, vajzën, motrën dhe dhëndrin. Ata u akomoduan në vilën qeveritare pranë Vlorës.

Vizita e saj erdhi në një kohë kur mediat italiane i kushtuan shumë artikuj turizmit shqiptar dhe sipas mediave shqiptare, rreth 500 mijë turistë italianë preferuan të pushonin në Shqipëri këtë verë.

Në të njëjtën kohë, një ditë më parë në Himarë ka mbërritur me helikopter ish-kryeministri Toni Bler, i cili është këshilltar i Ramës, dyshohet se ka qenë edhe ai me pushime dhe është larguar pasditen e djeshme.

Mediat italiane raportuan se në takimin informal mes Ramës dhe Melonit, është diskutuar ndër të tjera për ndërtimin e një centrali bërthamor në territorin shqiptar, i cili do të ishte një investim italian. sa/

Foto: Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR