• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama: Duke iu falënderuar Putinit edhe më skeptikët panë se Ballkani Perëndimor i nevojitet BE-së

Rama: Duke iu falënderuar Putinit edhe më skeptikët panë se Ballkani Perëndimor i nevojitet BE-së

Bruksel, 15 tetor 2024 (MIA) - Ndihem i emocionuar dhe i inkurajuar që më në fund do të fillojmë pjesën më të vështirë të punës në negociatat për anëtarësim në BE që përfshin hapjen e klasterit “Vlerat themelore”, deklaroi sot në Luksemburg kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para fillimit të Konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri me të cilën Tirana fillon praktikisht negociatat qasëse në bazë të klastereve.

"Shqipëria më në fund ulet si një partner i barabartë në tryezën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian", ka thënë Rama.

Ai shton se që në ditën e parë pas “braktisjes së ferrit të vendit më të izoluar komunist në Evropë – Koresë së Veriut në zemër të Evropës”, ​​Shqipëria është e angazhuar në anëtarësimin në BE.

"Pavarësisht disponimeve të ndryshme dhe niveleve të ndryshme të angazhimit apo skepticizmit ndaj zgjerimit, ne asnjëherë nuk jemi lëkundur sepse për ne Bashkimi Evropian dhe Evropa janë i vetmi vend ku duhet të jemi dhe i vetmi vend për të jetuar brezat tanë të ardhshëm. Ashtuqë ky moment është i veçantë", thekson Rama.

Ai tha gjithashtu se duhet ta "falënderoj" presidentin rus Vlladimir Putin, i cili siç theksoi, me agresionin e tij të pamëshirshëm "zgjoi edhe më skeptikët dhe i bëri ata të shohin realitetin" se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për të siguruar një konstelacion të fuqishëm si Bashkimin Evropian.

“Kështu që tani jemi në të njëjtën faqe, do të bëjmë më të mirën dhe do të ecim shpejt për të siguruar se kjo dritare e madhe e mundësive të mos mbyllet pa u bërë ne pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi se për anëtarësimin në BE nuk mjafton të ngritët fryma evropiane, por duhet punuar për ndryshimin e realitetit në vend, në mënyrë të sigurohet se gjithçka të funksionojë sipas Kushtetutës.

“Ajo detyrë shtëpie paraqet një mal që duhet kapërcyer dhe tashmë planifikojmë me ide shumë të qarta dhe vullnet shumë të fortë të arrijmë atë që duhet arritur”, shton Rama.

Klasteri "Vlerat bazë" përfshin një sërë kapitujsh që lidhen me reformat fondamentale, zbatimi i të cilave do të varet nga ritmi i përgjithshëm i procesit të negociatave dhe fillimi i negociatave për klasteret e tjera. Negociatat në këtë klaster hapen të parat dhe mbyllen të fundit.

Ai përfshin tre kritere - funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike dhe pesë kapituj - Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria, furnizimi publik dhe statistikat dhe kontrolli financiar.

Shqipëria është e para ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE e cila do t'i zhvillojë negociatat qasëse sipas metodologjisë së rishikuar për zgjerimin e Unionit të miratuar në vitin 2020. Sipas kësaj metodologjie, kapitujt e negocimit ndahen në gjashtë klastere tematike: "Vlerat thelbësore", "Tregu i brendshëm", "Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse", "Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme", "Resurset", "Bujqësia dhe kohezioni" dhe "Marrëdhëniet e jashtme".

Foto: Skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR