• e diel, 22 dhjetor 2024

RAJ paralajmëroi vazhdimin e padisë për gjenocid kundër Izraelit

RAJ paralajmëroi vazhdimin e padisë për gjenocid kundër Izraelit

Pretoria, 11 shtator 2024 (MIA) - Republika e Afrikës së Jugut (RAJ) paralajmëroi se muajin e ardhshëm do të parashtrojë kërkesë deri te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtsisë (GJND) për vazhdimin e padisë, me të cilën akuzohet Izraeli për gjenocid në Rripin e Gazës. 

"Republika e Afrikës së Jugut planifikon të siguroj fakte dhe dëshmi, të cilat do të tregojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Palestinë. Ky rast do të vazhdojë derisa gjykata nuk sjellë konkludim. Derisa rasti është në pritje, shpresojmë se Izraeli do t'i respektojë masat e përkohshme gjyqësore, të lëshuara deri tani", thuhet në kumtesën e presidencës së RAJ-it. 

Në kumtesë gjithashtu thuhet se padia për gjenocid kundër Izraelit është pjesë e përpjekjeve në rritje globale për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme. 

Disa vende, si Turqia, Nikaragua, Palestina, Spanja, Meksika, Libia dhe Kolumbia, janë përfshirë në rastin, i cili filloi me debate publike në janar në Hagë.

RAJ ngriti padi kundër Tel Avivit para Tribunalit të Hagës në fund të vitit 2023, duke akuzuar Izraelin për gjenocid në kontekst të sulmeve të tij, të cilat janë në vijim në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. 

GJND-ja në maj e urdhëroi Izraelin që ta ndërpres ofansivën në qytetin Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Kjo ishte hera e tretë që komisioni 15-anëtarësh gjyqësor të lëshojë urdhëra paraprake me qëllim parandalimin e sulmeve izraelite dhe krizën humanitare në Rripin e Gazës. Deri tani Izraeli nuk i ka respektuar urdhërat e gjykatës ndërkombëtare. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR