• e diel, 22 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit ka lidhur memorandum bashkëpunimi me Akademinë për diplomaci kulturore nga Berlini

Qyteti i Shkupit ka lidhur memorandum bashkëpunimi me Akademinë për diplomaci kulturore nga Berlini

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe drejtori i Akademisë për diplomaci kulturore nga Berlini, Mark Donfried, sot nënshkruan Memorandum me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit pas organizimit të Forumit për Diplomaci Kulturore, i cili mbahet në Shkup.

Në Forum marrin pjesë ish-presidentë shtetesh, ministra, përfaqësues të Parlamentit Evropian, diplomatë dhe akademikë.

"Në kuadër të kandidaturës Shkupi Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028, është një nder i veçantë për ne që Shkupi është nikoqir i Forumit të njohur ndërkombëtar për diplomaci kulturore 2023, si një tjetër mundësi e shkëlqyer për të afirmuar potencialin e qytetit tonë, të cilën pasuri kulturore dhe trashëgimi historike do ta gëzojnë mbi 50 delegatë dhe diplomatë të njohur ndërkombëtarë", theksoi Arsovska pas nënshkrimit të memorandumit.

Në nënshkrim morën pjesë edhe Karl Erik Norman, Sekretar i përgjithshëm i Parlamentit Evropian të Kulturës, Hasan Diab, ish-kryeministër i Libanit dhe Uli Brukner, profesor në Universitetin e Stanfordit. Me këtë, siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, hapen mundësi të reja për bashkëpunim të përbashkët, shkëmbim njohurish dhe projekte me fokus në diplomaci, arsim dhe kulturë. ls/

Foto/ Qyteti Shkupit

 

QËNDRONI TË LIDHUR