• e diel, 22 dhjetor 2024

Qytetarët nuk dëshirojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE dhe koalicioni janë çdoherë të përgatitur, thotë Mickoski

Qytetarët nuk dëshirojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE dhe koalicioni janë çdoherë të përgatitur, thotë Mickoski

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot theksoi se qytetarët nuk dëshirojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke cekur se VMRO-DPMNE dhe koalicioni janë çdoherë të gatshëm për zgjedhje.

"Tani, unë atë e kam thënë dhe prësëritur shumë herë. Qytetarët nuk dëshirojnë zgjehdje të parakohshme parlamentare dhe kjo është e qartë, në të gjitha anketat flitet për këtë. madje ka edhe kalimtarë të tillë që në rrugë më takojnë, të cilët vetë thonë se sërish do të votojmë për ju, përse të shpenzojmë para, ejani të reflektojmë atë që është bërë. Unë e kuptoj, tnai disa nga partitë opozitare mendojnë se në atë mënyrë do të tërheqin vëmendje më të madhe", tha Mickoski.

VMRO-DPOMNE si parti politike dhe koalicioni që e kryeson, theksoi kryeministri dhe lider i partisë, çdoherë janë të gatshëm për zgjedhje.

Mickoski potencoi se nëse nevojiten zgjedhje parlamentare, do të mund të organizohen menjëheë pas zhgjedhjeve lokale.

"Nëse nevojiten zgjedhje parlamentare, menjëherë më pas mund t'i organizojmë. Nëse ata thonë karton të kuq ka Qeveria e VMRP-DPMNE-së dhe koalicioni, nëse i votojnë kryetarët e komunave të BDI-së dhe të LSDM-së, atëherë porosia është e qartë, ne fare nuk do ta injorojmë atë porosi. Ne nuk jemi LSDM dhe BDI që e injoruan porosinë e popullit për vitin 2021 dhe me forcë mbetën në pushtet. Ne atë porosi nuk do ta injorojmë, kështu që test i parë do të jenë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm. Nëse koalicioni E Majta, LSDM dhe BDI e mposhtë koalicionin në pushtet, atëherë absolutisht ne nuk kemi çfarë të themi. Nëse fitojmë, presim përfundimisht t'i kthehen vets, të reformohen me njerëz të rinj, me ide të reja programore dhe të takohemi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2028", tha Mickoski.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në takimin e djeshëm me qytetarë në Kërçovë theksoi se në tetor të vitit të ardhshëm së bashku me zgjedhjet lokale do të mbahen edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

"Hristian Mickoski në mbledhjen për pyetje të deputetëve doli haptazi dhe tha urdhëroni të shkojmë në zgjedhje. Unë e mbaj për fjale. Zgjehdjet lokale dhe parlamentare do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm", tha Ahmeti. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR