• e martë, 06 gusht 2024

QMK: Zjarre aktive në Makedonski Brod, Demir Hisar, Gjevgjeli, Studeniçan dhe Probishtip

QMK: Zjarre aktive në Makedonski Brod, Demir Hisar, Gjevgjeli, Studeniçan dhe Probishtip

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Gjithsej 29 zjarre në ambient të hapur janë regjistruar gjatë ditës së djeshme, nga të cilat 21 janë shuar, ndërsa tre janë vënë nën kontroll. Aktive janë pesë zjarre, në komunat Makedonski Brod, Demir Hisar, Gjevgjeli, në vendin e quajtur Temna buka në Studeniçan dhe Probishtip, informon sot Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Nën kontroll janë vënë zjarret në Ohër: Kosel-Rasino-Openica-Vapila, në Komunën e Bogdancit, në vendin e quajtur Pogana drejt parkut me erë Bogdanci dhe në Komunën e Pllasnicës, në fshatin Latovë.

QMK kumtoi se është shuar zjarri në fshatin Podarsh, Komuna e Radovishit dhe në komunën e Koçanit në fshatin Presekë. Dy zjarre janë shuar në territorin e komunës së Bosilovës, në fshatin Ilovica dhe në fshatin Monospitovo, në komunën e Shën Nikollës në Patetion, në komunën e Makedonska Kamenicës, në fshatin Dulica.

Në rajonin e Shkupit zjarre të shuara ka në fshatin Studeniçan, komuna e Studeniçanit, në fshatrat Rashtak dhe Bullaçan në komunën e Gazi Babës.

Është shuar zjarri në komunën e Manastirit, tek "kormberg dhe Shuberg" dhe në fshatin Lopaticë, në komunën e Prilepit, në Sellcë dhe tek Stacioni meteorologjik. Tre zjarre janë shuar në territorin  e Komunës së Likovës, në fshatin Sllupçan, Hotël dhe Matejç, në komunën e Kërçovës, tek Higjiena Komunale -Kërçovë, në Komunën e Gostivarit, autostrada Gostivar-Tetovë, në komunën Çeshinovë-Oblleshevë, në fshatin Teranc dhe në Komunën e Kumanovës, në fshatrat Çetirce dhe Lubodrag. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR