• e mërkurë, 07 gusht 2024

Kuzeska: Mickoski urgjentisht ta ndërrojë Gashin nga posti kryetar i Kuvendit, për çka do ta ketë përkrahjen e LSDM-së

Kuzeska: Mickoski urgjentisht ta ndërrojë Gashin nga posti kryetar i Kuvendit, për çka do ta ketë përkrahjen e LSDM-së

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Pasi nuk arriti ta mbulojë, MPB-ja e konfirmoi skandalin me personin me revole, të cilin LSDM-ja dhe mediat e zbuluan. Pasi tërë ditën kanë heshtur në ditën e ngjarjes, MPB duhej të informojë për të në mbrëmje, gjë që tregon një intencë të qartë për ta fshehur, tha sot në konferencë për shtyp, zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.

Siç theksoi, VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar përgjegjësi nga ekzekutori, por jo edhe nga porositësi.

"Toshkovski godet samarën dhe e mbron partnerin e tij të koalicionit Afrim Gashin, në kurriz të mosndëshkimit dhe mospërfilljes së ligjeve të vendit. Për zbardhjen e plotë të skandalit, duhet të ketë përgjegjësi partneri i koalicionit të Mickoskit, Afrim Gashi. Sipas raportit të MPB-së, thuhet se 'i denoncuari S.S. është dërguar në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit nga kryetari i Kuvendit' dhe se 'sanksionet ndaj rojes dhe punonjësve të tjerë të MPB-së, pjesë e sigurimit të Gashit, janë për shkak të ekzekutimit të urdhrit joligjor'", thotë Kuzeska.

Me këtë, sipas saj, "konfirmohet përgjegjësia tek Gashi", madje edhe nga ana e MBP-së.

"Pyesim, pse askush nuk ka ndërmarrë asgjë deri tani? Nëse Mickoski do të dalë publikisht të kërkojë nga ai përgjegjësi? Nëse MBP do të ngrit procedurë? Ose kanë vendosur ta lëshojnë nëpër ujë rojen, në llogari të porositësit?, deklaroi Kuzeska.

Kërkoi që kryeministri Mickoski urgjentisht ta ndërrojë Gashin nga posti kryetar i Kuvendit, për çka do ta ketë përkrahjen e LSDM-së.

"I bëjmë thirrje prokurorisë të ngrit procedurë, ndërsa Mickoski të dalë në opinion dhe të kërkojë nga Gashi përgjegjësi politike", tha mes tjerash Kuzeska në konferencë për shtyp.

Lidhur me deklaratën e Mickoskit se ka pasur informata për destabilim të shtetit nga ana e një partie politike, Kuzeska tha se "një kryeministër që thotë se ka informata për shkelje të gjendjes së sigurisë dhe paqes në vend, e asgjë nuk ndërmerr rreth kësaj, është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i atij skenari eventual".

"Nëse këtë e bën vetëm që t'i frikësojë qytetarët dhe të manipulojë me ndjenjat e tyre, duka tentuar ta ndërrojë temën nga skandalet që e ndjekin qeverinë e re, atëherë bëhet fjalë për njeri, i cili i mendon keq popullit të vet. Çdo paralajmërim për destabilizim do të thotë ngërç për qytetarët, ngërç për ekonominë, droje dhe tension në shoqëri. Nëse këtë Mickoski e bën pa bazë dhe pa ndërmarrë hapa konkretë, Mickoski është ai që destabiizon", tha ajo.

Kuzeska kërkoi që Mickoski pa anulim të prononcohet saktë për këtë pohim, presidentja Siljanovska Davkova ta konvokojë Këshillin e Sigurimit nëse në të vërtetë është konstituuar, ndërsa Prokuroria të ngrit hetime dhe ta marrë në pyetje Mickoskin. bsh/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR