• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sali: Për incidentin në aeroportin e Shkupit duhet të shprehen kompetentët

Sali: Për incidentin në aeroportin e Shkupit duhet të shprehen kompetentët

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Deputeti i koalicionit "Vlen", Bekim Sali, ka thënë sot se nuk mund të thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur në aeroportin e Shkupit dhe nëse dikush duhet të mbajë përgjegjësi, pasi për këtë duhet të vendosin organet kompetente.

"Derisa të sqarohet nga organet e hetuesisë, nëse ai është fajtor apo jo, nuk mund të jap një mendim - pozitiv apo negativ, të mbroj dikë apo të akuzoj dikë për një veprim për të cilin nuk kam as video dhe as prova", tha Sali.

Sa i përket paraqitjes së kërkesës për interpelancë të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, si dhe kallëzimit penal ndaj shefit të Departamentit për Siguri Personale të Kryetarit të Kuvendit, Sali tha se nuk ka informacion.

"Nuk kam informacion se dikush ka paraqitur një iniciativë të tillë. Megjithatë, ai do të shqyrtohet në ditët në vijim. Për pyetje shtesë kontaktoni qendrën për media të "Vlenit", u përgjigj deputeti.

Sipas Bekim Sali dërgimi i anëtarit të sigurimit të Gashit në aeroportin e Shkupit ishte për ta qetësuar situatën, megjithatë, siç tha, se ç'farë ka ndodhur atje nuk e dimë". Ai beson se me këtë Gashi nuk i ka shkelur ingerencat. sa/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR