• e premte, 28 qershor 2024

QMK: Sot do të mënjanohet cisterna e rrokullisur në afërsi të fshatit Vasharejcë të Manastirit

QMK: Sot do të mënjanohet cisterna e rrokullisur në afërsi të fshatit Vasharejcë të Manastirit

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) -  Cisterna me gaz e cila ishte përmbysur dje në orën 09:30 në afërsi të fshatit Vasharejcë të Manastirit do të mënjanohet sot për shkak të mungesës së mekanizimit adekuat, kumtuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"QRMK-ja Manastir ka raportuar se dje në orën 09:30 është marrë informacion për një cisternë me gaz në afërsi të Manastirit, pra në fshatin Vasharejcë. Në terren kanë intervenuar zjarrfikësit nga NjTZ Manastir me katër zjarrfikës dhe një automjet kundër zjarrit, MPB-SPB Manastir dhe Ndihma e shpejtë- Manastir. Shoferi i kamionit është lënduar lehtë dhe është dërguar në Spitalin klinik në Manastir", thuhet në kumtesë.

Drejt policisë janë drejtuar 62,18 për qind, drejt ndihmës urgjente mjekësore 34,87 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 1,27 për qind prej thirrjeve reale në numrin 112 në QMK.

Në 24 orët e fundit në numrin 112 të QMK-së është lajmëruar si rast vetëm një zjarr në ambient të hapur në rajonin e Shkupit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR