QMK: Rritet numri i ndërhyrjeve të zjarrfikësve, për fundjavë 60 zjarre në ambient të hapur
- Me rritjen e temperaturave gjatë ditëve të fundit, është vërejtur një numër i shtuar i ndërhyrjeve për shuarjen e zjarrit. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar janë evidentuar 60 zjarre në ambiente të hapura, informoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Fami Bajrami
- 09:40, 10 mars, 2025

Shkup, 10 mars 2025 (MIA) - Me rritjen e temperaturave gjatë ditëve të fundit, është vërejtur një numër i shtuar i ndërhyrjeve për shuarjen e zjarrit. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar janë evidentuar 60 zjarre në ambiente të hapura, informoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Deri pas mesnate, nëntë ishin ende aktivë. Dy janë në komunën e Prilepit. Zjarri i parë aktiv është në territorin e fshatit Krushevicë, i dyti në atarin e fshatit Lopaticë.
Zjarri i tretë aktiv është në komunën e Demir Hisarit, midis fshatit Rastojcë dhe Koçishtë.
Si aktiv konsiderohet edhe zjarri në komunën e Novo Sellës, në zonën e malit Ograzhden, mbi fshatin Sushicë, tek vendi i quajtur "Çardak".
Zjarri është aktiv edhe në komunën e Gjevgjelisë, në territorin e fshatit Kovanec.
Ka një zjarr aktiv në komunën e Ohrit, në zonën e fshatit Soshani – Debarcë.
Zjarri i shtatë është në atarin e fshatit të Tetovës, midis vendit të quajtur "Begova çeshma" dhe "Plevenje" në komunën e Çashkës.
Zjarri i tetë ka rënë mbi fshatin Grushinë në territorin e komunës së Sarajit dhe Zhelinës.
Në komunën e Tetovës zjarri i fundit aktiv është mbi fshatin Veshallë në Malin Sharr.
"QMK-ja apelon për kujdes gjatë lëvizjes në hapësira të hapura, ndërsa posaçërisht apelojmë tek të gjithë fermerët që të mos djegin kashtë, si dhe blegtorët, kullotat, theksojnë nga Qendra.
Prej atje theksojnë se nëse qytetarët vërejnë zjarr, por dhe situata të tjera emergjente që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin, si dhe për të mirat materiale dhe natyrore, të paraqiten në numrin e vetëm të rasteve emergjente - 112 në QMK.
Në 24 orët e fundit në numrin 112 janë regjistruar gjithsej 2.007 thirrje. Prej tyre, si thirrje "reale" janë kategorizuar 1.178, ndërsa pjesa tjetër për nevoja të tjera të qytetarëve. rq/
Foto: arkivi i MIA-s