• e martë, 26 nëntor 2024

QMK: Në 112 gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 1.647 thirrje dhe një kërkim për një person që ka rrëshqitur në Vodno

QMK: Në 112 gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 1.647 thirrje dhe një kërkim për një person që ka rrëshqitur në Vodno

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Qendra për menaxhimim me kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit ka patur gjithsej 1.647 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112. Nga ato, thirrje "reale" ishin 37,95 për qind, ndërsa 62.05 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt Policisë janë drejtuar 44,63 për qind, drejt ndihmës së shpejtë mjekësore 47,11, ndërsa drejt zjarrfikësve 2,48 për qind e thirrjeve reale.

Në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 dje pasdite kanë marrë një denoncim, ku një prind ka kërkuar ndihmë për djalin e tij, i cili duke ecur në Vodno, ka rrëshqitur dhe me siguri është rrëzuar dhe nuk është paraqitur më. Telefoni i tij ka qenë i fikur dhe ai nuk e dinte saktësisht se në cilën pjesë mund të ishte djali tij.

"Nga QMK-ja menjëherë i kanë njoftuar shërbimet e Kryqit të Kuq për veprimet e mëtejshme. Në orën 14:55, Kryqi i Kuq ka marrë një njoftim se personi është gjetur, ndërsa ai tashmë është me prindin e tij në Vodno të Mesme dhe se gjithçka ka përfunduar me sukses", kumtoi QMK. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR