• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Janë aktive dy zjarre, njëri është nën kontroll, njëri është shuar

QMK: Janë aktive dy zjarre, njëri është nën kontroll, njëri është shuar

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Nga gjithsej katër zjarre në ambiente të hapura gjatë ditës së sotme, akoma aktive janë dy, nën kontroll është një, ndërsa është shuar një tjetër, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK) për gjendjen me zjarret, përfundimisht me orën 12:00.

QMK kumtoi se aktive janë zjarret në Komunën Çashkë afër fshatit Bogomillë, ku po digjet pyll i përzier dhe në Komunën Makedonski brod afër fshatit Greshnicë ku po digjet pyll i degraduar i ulët.

Nën kontroll është vënë zjarri në Komunë Dollnen afër fshatit Strovi, prapa vendit të quajtur "Gajdarec-Klepallo".

Është shuar zjarri në Komunën e Likovës afër fshatit Sllupçan, ku u dogj vegjetacion i ulët. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR