• e enjte, 20 shkurt 2025

Qeveria solli vendime për kufizimin e marzhës në tregtinë me shumicë dhe pakicë të mbi 1000 produkteve dhe kufizim të çmimeve të tetë grupeve të ushqimeve bazë

Qeveria solli vendime për kufizimin e marzhës në tregtinë me shumicë dhe pakicë të mbi 1000 produkteve dhe kufizim të çmimeve të tetë grupeve të ushqimeve bazë

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për kufizimin e marzhës bruto të fitimit (MBF) në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të veçanta në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Siç informon në konferencën e sotme për media zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski, me qëllim që të mbrohet standardi i popullatës përkatësisht të ulen shpenzimet për jetë të shportës konsumatore për ushqim dhe pije dhe te mjetet për higjienë personale, Qeveri mori vendim me të cilin kufizohet marzha në tregtinë me shumicë dhe pakicë të 102 grupeve të prodhimeve ose të mbi 1000 produkteve ushqimore dhe joushqimore.

Dhe atë: 5 për qind e MBF-së në tetë produkte ushqimore bazë dhe atë qumështi, buka, mielli tip 400 dhe 500, vezët, vaji për ushqim, jogurti dhe kosi ose gjithsej tetë grupe të produkteve, 10 për qind e MBF-së së kufizuar të produkteve ushqimore ku përfshin grupin prej 55 produkteve ushqimore - mishi dhe përpunimet e mishit, sheqeri, produktet e qumështit, buteri, margarina, pemët dhe perimet, orizi, fasulja dhe brumërat, dhe kufizim prej 15 për qind të MBF-së për 39 produkte ushqimore dhe mjete për higjienë dhe atë te pemët dhe perimet e freskëta, detergjentet, ushqimet për foshnje, pampersat, sapuni, letra e tualetit etj.

"Analiza e ISHT-së tregon se tregtarët me shumicë dhe pakicë llogarisin MBF prej 20 deri në 25 për qind për produktet bazë në tregtinë me pakicë, ndërsa prej 20 deri në 50 për qind në tregtinë me shumicë. Me këtë vendim obligohen të gjithë pjesëmarrësit në tregtinë me shumicë dhe pakicë, të gjitha këto 102 grupe të produkteve, të paktën 70 për qind të jenë të pranishme në rafte", tha zëvendësministri Risteski.

Ai tha se është marrë edhe vendim për konfirmimin e çmimit më të lartë të tetë grupeve të produkteve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë me ç'rast si çmim më i lartë janë konfirmuar çmimet të cilat janë llogaritur më 1 shkurt të vitit 2025.

"Të dyja vendimet do të hyjnë në fuqi ditën e ardhshme pas shpalljes së vendimeve në Gazetën zyrtare, ndërsa do të zgjasin deri më 30 prill. Pritjet tona janë se me këto dy vendime çmimet e produkteve ushqimore bazë të cilat janë përmbajtur në vendim do të ulen mesatarisht për rreth 10 për qind, përveç tetë produkteve ushqimore bazë - qumështi, buka, mielli tip 400 dhe 500, vezët, vaji për ushqim, jogurti dhe kosi për të cilat pritet të mbesin në nivel të njejtë, përkatësisht të mos rriten ose të ketë ulje minimale", tha Risteski.

Ai sqaroi se tek ata kanë arritur propozime edhe nga tregtarët dhe distributorët dhe beson se sipas analizës të Ministrisë dhe të dhënave të cilat i kanë marrë nga ISHT beson se vendimet e tilla do të kontribuojnë për stabilizim dhe ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve të paktën deri më 30 prill kur janë edhe dy festat më të mëdha fetare - ramazani dhe pashkët.

"ISHT maksimalisht do të përfshihet në terren dhe atje ku do të zbulohen parregullsi, do të sanksionohen në mënyrë rigoroze, ndërsa dënimet janë edhe deri në 20.000 euro", nënvizoi Risteski.

Në pyetjen e gazetarëve, ai sqaroi se ata kanë marrë më shumë se 20 propozime dhe i kanë dëgjuar tregtarët me shumicë dhe pakicë, si dhe një pjesë të distributorëve dhe se një pjesë e atyre propozimeve janë pranuar, por që janë udhëhequr nga analizat e ISHT-së gjatë miratimit të këtyre vendimeve të Qeverisë në lidhje me marzhet.

"Tashmë kemi një kufizim të shkallëzuar në marzhën bruto të fitimit që ishte pjesë e propozimeve të tyre prej 5, 10 dhe 15 për qind në aspektin e marzheve në tregtinë me shumicë dhe pakicë", tha Risteski.

I pyetur se kur do të hyjë në fuqi Ligji për praktikat e padrejta të tregtisë së produkteve bazë ushqimore dhe bujqësore, ai tha se kompetencën për kontroll e ka Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili është organ i pavarur dhe i përgjigjet Kuvendit. Sa i përket vetë Komisionit, ai tha se është riformuar deri më 1 janar dhe tashmë është duke funksionuar dhe për pajisjen e tij janë planifikuar edhe tetë punësime të reja. sa/

Foto: printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR