• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria ka shfuqizuar pesë urdhra të ministrit Toshkovski sepse kanë qenë me nënshkrim të njëanshëm

Qeveria ka shfuqizuar pesë urdhra të ministrit Toshkovski sepse kanë qenë me nënshkrim të njëanshëm

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e 10-të të sotme, si organ i nivelit të dytë, i ka shpallur të pavlefshme pesë urdhra për zhvendosje dhe shpërndarje të personelit në sektorët rajonalë të MPB-së dhe në Byronë për siguri të brendshme të miratuara nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sepse kanë qenë me nënshkrim të njëanshëm.

Shërbimi për marrëdhënie me publikun i Qeverisë ka njoftuar se aktet janë shpallur të pavlefshme pas sugjerimit të zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliyev, se me nënshkrim të njëanshëm, vetëm nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski, janë miratuar pesë urdhra për rishpërndarje të personelit.

Siç sqarohet, konform Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësiministri plotësues i Punëve të Brendshme, bashkërisht dhe në mënyrë të barabartë me ministrin shqyrton dhe nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet - në të kundërtën nuk prodhon efekt juridik. mb/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR