• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria dhe kompania telekomunikuese "4iG" nënshkruan Memorandum mirëkuptimi

Qeveria dhe kompania telekomunikuese

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Qeveria dhe Grupacioni "4iG", njëra nga TKI kompanitë udhëheqëse në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, sot në Shkup nënshkruan Memorandum mirëkuptimi, me qëllim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, të përshpejtohet transformimi digjital në shtet në pjesën e ekonomisë dhe infrastrukturës.

Nga Qeveria njoftuan se në periudhën e fundit të dyja palët do të formojnë grup pune të përbashkët për përparimin e bashkëpunimit, me qëllim që të analizohen mundësitë e tregut dhe të përshpejtohet bashkëpunimi.

Memorandumin e nënshkruan zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe kryetari i  Grupacionit "4iG" Gelert Zhazai dhe sipas kumtesës paraqet bazë për bashkëpunim afatgjatë, i thekson mundësitë për hyrje të Grupacionit "4iG" në tregun telekomunikues në shtet dhe i identifikon fushat strategjike për zhvillimin e ardhshëm të shërbimeve telekomunikuese dhe infrastrukturës në vend.

"Dokumenti, i cili vendos themelet e bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet dy palëve, thekson mundësitë e Grupacionit "4iG" për të hyrë në tregun telekomunikues në Maqedoni dhe përcakton qëllimet e përbashkëta për bashkëpunim në të ardhmen, përkatësisht: Përmirësimin e përvojës së klientit përmes vendosjes së teknologjive moderne celulare dhe me shtrirje të gjerë për të ofruar shërbime komunikimi dhe interneti më të shpejtë dhe më të sigurt, Zbatimin e investimeve në teknologjitë më të avancuara të bazuara në 5G, IoT dhe inteligjencë artificiale për zhvillimin e ekosistemit digjital në Maqedoni nga këndvështrimi i angazhimit të Qeverisë për nismën "Rrjeti i pastër", hapjen e vendeve të reja dhe cilësore të punës përmes krijimit të zyrave rajonale dhe qendrave operacionale që do të synojnë rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë, minimizimin e ndikimit në mjedis dhe mbështetjen e nismave të gjelbra, nxitjen e inovacioneve, zhvillimin teknologjik dhe sipërmarrjen në partneritet me subjektet ekonomike vendase", njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Sipas Qeverisë, Memorandumi për Mirëkuptim i nënshkruar me Grupacionin "4iG" është plotësisht në përputhje me "Planin e Qëndrueshmërisë së Maqedonisë 2030" dhe përkushtimin e shtetit në programin "Rrjeti i pastër".

"Si pronar i operatorit "ONE Mali i Zi dhe ONE Albania", Grupacioni "4iG" është një nga operatorët kryesorë të telekomunikacionit dhe TI në Ballkanin Perëndimor, duke u shërbyer pothuajse 2.2 milionë përdoruesve dhe 400 mijë klientëve biznesorë në këto dy vende. Nëpërmjet operacioneve të tij, grupacioni vazhdon të zgjerojë shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregjeve të telekomunikacionit dhe TI-së. Grupacioni punëson mbi 8,000 njerëz", thuhet në kumtesë.

Shtohet se Grupacioni "4iG" është një kompani lider telekomunikacioni në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor dhe një nga kompanitë udhëheqëse në fushën e dijes dhe ekonomisë digjitale. Qasja inovative e Grupacionit dhe pozicioni i tij si një integrues kryesor hungarez i sistemeve të telekomunikacionit dhe TI-së e bën kompaninë lider në ofrimin e shërbimeve në fushën e transformimit digjital në rajon, thekson shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Ministri Nikollovski, në datën 6 të këtij muaji e informoi Qeverinë në seancë se është pranuar një letër me qëllime nga operatori hungarez Grupacioni 4iG, pasi paraprakisht në Budapest pati një takim me kryetarin e grupacionit Gellert Zhaszai.

Nikolloski, në pyetjen e një gazetari për letrën me qëllime, së fundmi deklaroi se në periudhën e ardhshme do të merret vendim strategjik nëse do të futet operatori i tretë celular apo do të punohet në uljen e çmimeve të dy operatorëve ekzistues.

Sipas Nikollovskit, aktualisht ekziston një duopol mes dy operatorëve ekzistues, tregu është i ndarë në mënyrë ideale mes tyre dhe çmimet e shërbimeve jo vetëm që nuk janë në rënie, por edhe rriten. "Nuk ka kurrfarë gare as në ofrimin e shërbimeve më të mira, as në pjesën e çmimeve më të lira për qytetarët", tha Nikollovski.

Në tregun e komunikimeve celulare në shtet përveç dy operatorëve celular të rrjetit, aktiv janë edhe tre operatorë celular virtual dhe një operator rishitës. sa/

foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR