Debat në Kuvend "E ardhmja e demokracisë në botën fragmentuese: Si të përforcohen institucionet demokratike?“
- Në Kuvend sot do të mbahet debat me temë "E ardhmja e demokracisë në botën fragmentuese: Si të përforcohen institucionet demokratike?“ dhe do ta vizitojnë pjesëmarrës të Forumit të tretë për diplomaci kulturore - Shkup 2025.
- Post By Melahat Baftija
- 07:36, 20 maj, 2025
Shkup, 20 maj 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet debat me temë "E ardhmja e demokracisë në botën fragmentuese: Si të përforcohen institucionet demokratike?“ dhe do ta vizitojnë pjesëmarrës të Forumit të tretë për diplomaci kulturore - Shkup 2025.
Fjalime përsjhëndetëse do të kenë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit dhe Gjorge Ivanov, ish-president i shtetit.
Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, folës në debat do të jenë Tasmina Ahmed-Sheik, ish-anëtare e Parlamentit britanik; Davor Filipoviq, ish-ministër i Ekonomisë dhe Zhvillim të qëndrueshëm të Kroacisë; Delia Domingo-Albert, ish-sekretare e Punëve të Jashtme të Filipineve dhe Saranda Imeri-Stafai, kryetare e Komisionit për kulturë dhe turizëm. mb/
Foto: MIA