Qendra për rehabilitim të patologjisë së komunikimit verbal u pajis me kabinet të ri për audimetri
- – Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë vizitës në Qendrën e Rehabilitimit të Patologjisë së Komunikimit Verbal në Shkup promovoi kabinet të ri për audiometri dhe pajisje bashkëkohore e cila do ta përmirësojë punën me fëmijë të cilët kanë pengesa në të folur dhe kuadrit të qendrës.
- Post By Fitore Curri
- 11:21, 18 shtator, 2024
Gostivar, 18 shtator 2024 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë vizitës në Qendrën e Rehabilitimit të Patologjisë së Komunikimit Verbal në Shkup promovoi kabinet të ri për audiometri dhe pajisje bashkëkohore e cila do ta përmirësojë punën me fëmijë të cilët kanë pengesa në të folur dhe kuadrit të qendrës.
“Sot promovojmë kabinet të ri për audiometri, me aparat të ri, audiometrikisht, me të gjitha kriteret audiologjike që janë të nevojshme. Në këtë qendër në nivel vjetor trajtohen 3.000 fëmijë”, tha Taravari.
Ai shprehu kënaqësi nga ajo që në qendër ka mjaftueshëm kuadër të trajnuar dhe ka persona të cilët në spital klinik janë trajnuar që të punojnë me fëmijë të cilët kanë implant koklear dhe me pajisjen e re dukshëm janë përmirësuar kushtet për trajtim të pacientëve.
Falënderim për pajisjen e re shprehu edhe drejtoresha e qendrës, Nermin Telovska e cila theksoi se kabina e re i përmbush të gjitha kriteret dhe të gjitha standardet lidhur me akustikën dhe ofrimin e shërbimeve. Ajo theksoi se qendra ekziston gjashtëdhjetë e një vjet dhe punojnë zbulimin e hershëm të dëmtimeve në dëgjim dhe të të folurit dhe gjuhës.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ajo theksoi se ka mjaftueshëm kuadër dhe se me ministrin ishte biseduar për vendosje të ndërrimit të dytë.
Drejtoresha Teloska theksoi se stili i ri i jetës dhe përdorimi i shpeshtë i pajisjeve elektronike mund të ndikojnë në sistemin nervor me çka rritet edhe numri i fëmijëve të cilët kanë vështirësi në zhvillim. Ajo mes tjerash theksoi se është shumë me rëndësi që të veprohet në mënyrë parandaluese.
“Kemi edhe program me ministrinë e Shëndetësisë me të cilin përfshijmë kontrollet parandaluese në kopshte dhe shkolla, kështu që kemi veprimtari të gjerë. Ne duam dhe kemi për qëllim ta zhvillojmë atë pjesë të punës. Që nga lindja dihet se cilët fëmijë janë me rrezik dhe këtu duhet të fillohet në parandalim. Ne do të ishim shumë të lumtur të punojmë në parandalim, ndërsa jo në trajtim”, theksoi Nermin Telovska drejtoreshë në Qendrën për Rehabilitim të Patologjisë së Komunikimit Verbal.
Sipas ministrit Taravari, së shpejti duhet të zgjidhet statusi i 13 personave të cilët në qendër punojnë me kontratë në vepër. fc/
Fotografia: MIA