• e diel, 22 dhjetor 2024

Putini: Shkencëtarët rusë janë afër krijimit të një vaksine kundër kancerit

Putini: Shkencëtarët rusë janë afër krijimit të një vaksine kundër kancerit

 Moskë, 15 shkurt 2024 (MIA)  - Presidenti rus Vladimir Putini  në një forum teknologjik në Moskë dje deklaroi se shkencëtarët rusë janë afër krijimit të një vaksine kundër kancerit që së shpejti mund të jetë në dispozicion të pacientëve.

"Shkencëtarët rusë janë shumë afër krijimit të vaksinave kundër kancerit dhe ilaçeve imunomoduluese të gjeneratës së re. Shpresoj se së shpejti ato do të përdoren në mënyrë efektive si metoda për terapi individuale", tha Putini. 

Ai nuk sqaroi se në cilat lloje të kancerit do të veprojë vaksina dhe në çfarë mënyre. 

 Gjatë pandemisë së Kovid-19, Rusia zhvilloi gjithashtu vaksinën e saj "Sputnik V" kundër koronavirusit dhe e shiti   në një numërtë madh të vendeve, edhe pse u përball me një kundërshtim të gjerë publik për vaksinim në vend. Vetë Putini deklaroi se ishte vaksinuar me "Sputnik", duke u përpjekur të bindë njerëzit për sigurinë dhe efektivitetin e ilaçit.

Vende dhe kompani të shumta në  botë po punojnë për vaksinat kundër kancerit. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar p.sh. vitin e kaluar nënshkroi një marrëveshje me kompaninë gjermane "Biontek" për fillimin e ekzaminimeve klinike për shkak të "trajtim të personalizuar të kancerit", me qëllim që të arrijë deri në 10.000 pacientë deri në vitin 2030. 

Edhe kompanitë farmaceutike  "Moderna"  dhe "Merk" po zhvillojnë një vaksinë eksperimentale kundër kancerit, për të cilën ekzaminimet tani për tani tregojnë se përgjysmon mundësinë e melanomës, kancerit më vdekjeprurës të lëkurës, që të kthehet pas tre viteve trajtim. Për momentin, përndryshe, ka gjashtë vaksina të licencuara kundër papillomavirusit njerëzor (HPV), i cili shkakton disa lloje kanceri, duke përfshirë kancerin e qafës së mitrës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe një vaksinë kundër hepatitit B (HBV), që shkakton kancer në mëlçi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR