• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Putini në Dumën Shtetërore dorëzoi propozim për ratifikimin e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Korenë e Veriut

Putini në Dumën Shtetërore dorëzoi propozim për ratifikimin e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Korenë e Veriut

Moskë, 15 tetor 2024 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin në Dumën Shtetërore parashtroi propozim-ligj për ratifikimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse strategjike mes Rusisë dhe Koresë së Veriut. 

Propozim-ligji adekuat ishte publikuar dje në bazën ligjvënëse të të dhënave në Dumën Shtetërore, informuan mediat ruse. 

“Ratifikoni marrëveshjen gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë, nënshkruar në Phenian më 19 qershor 2024”, thuhet në draft-ligj. Ai dokument duhet të zëvendësojë Marrëveshjen bazë për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin, e cila ka qenë në fuqi që nga 9 shkurti 2000. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR