Putini avancoi një zyrtar të lartë burgu disa ditë pas vdekjes së Navalnit
- Presidenti rus Vladimir Putin ka avancuar një zyrtar të lartë të burgut disa ditë pas vdekjes së liderit kryesor të opozitës Aleksej Navalni, njoftoi DPA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:36, 20 shkurt, 2024
Moskë, 20 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka avancuar një zyrtar të lartë të burgut disa ditë pas vdekjes së liderit kryesor të opozitës Aleksej Navalni, njoftoi DPA.
Zëvendësshefi i Shërbimit Ndëshkues Federal (FSIN) Valeri Bojarinev u avancua në gradën e gjeneral-kolonel në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Drejtori i Fondit për Luftë Kundër Korrupsionit, organizata e themeluar nga Navalni, në Telegram ka shkruar se Bojarinev ishte personalisht përgjegjës për torturimin eopozitarit në burg.
"Kjo duhet të kuptohet si një shpërblim i hapur nga Putini për torturën", tha Ivan Zhdanov.
Sipas tij, gjeneral-koloneli i sapoemëruar ka qenë përgjegjës për ngacmimet e njëpasnjëshme të Navalnit.
Për avancimin e Bojarinevsot u mësua pasi shaplljes të dekretit përkatës presidencial në bazën e të dhënave ligjore të Kremlinit. Përveç tij, me gradën gjeneral janë ngritur edhe tre nëpunës të tjerë të policisë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, mohoi çdo lidhje midis vdekjes së Navalnit dhe avancimeve.
Navalni (47) vdiq të premten në një koloni burgu në Siberi.
Foto: Arkivi i MIA-s