• e enjte, 13 mars 2025

PTHP NKOK ankimon vendimin për arrest shtëpiak për Jahoskin

PTHP NKOK ankimon vendimin për arrest shtëpiak për Jahoskin

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ankimuar vendimin për caktimin e arrestit shtëpiak për Asmir Jahoskin në lidhje me hetimin për furnizim të mazutit në TEC Negotinë.

"Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka shqyrtuar Vendimin me të cilin nuk është pranuar propozimi i Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masë kujdesi - marrje e pasaportës dhe ndalesë për dokument të ri të udhëtimit", kumtoi sot PTHP NKOK.

E pakënaqur me këtë vendim, siç thuhet në kumtesë, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në afatin e paraparë ligjor deri te Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup ka dorëzuar ankesë për shkak të shkeljes bazë të dispozitave të procedurës penale dhe kërkoi që Këshilli penal të shqyrtojë faktet e ankesës, si dhe faktet vendimtare në bazë të së cilës është sjellë Vendimi i ankimuar.

"Pas procedurës parahetimore disamujore për rastin e ngritur në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit me iniciativë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dje dhe sot në disa lokacione në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuar 11 veta, një person është në arrati, ndërsa një në paraburgim, bëri të ditur para disa ditësh Prokuroria.

Nga aty sqarojnë se prokurori publik duke vepruar sipas kallëzimit penal të MPB-së ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 13 personave fizik dhe një personi juridik.

"Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023, dy të dyshuar në cilësinë e themeluesve dhe drejtuesve të personit juridik, me dashje kanë shkelur rregulloren për procedurën e shpalljes publike për furnizim të naftës për nevojat e TEC Negotinë dhe kanë dorëzuar dokumentacion të rrejshëm. Me qëllim të mashtrimit, nuk i kanë përmbushur obligimet dhe kanë shkelur rregullat, duke realizuar përfitime të mëdha për personin përgjegjës juridik penalisht dhe në dëm të buxhetit të shtetit në vlerë të përgjithshme prej 10.304.324.094 denarë ose rreth 167.549.985 euro", thonë nga Prokuroria.

Në qëllimin me paramendim kanë ndihmuar punonjësit e SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut - Shkup, të cilët mbanin pozita të larta nga drejtori i përgjithshëm dhe drejtorë të departamenteve deri tek kryetarët dhe anëtarët e komisioneve lidhur me furnizimin publik, duke zbatuar procedurat për furnizimin publik të mazutit në kundërshtim me udhëzimet për mënyrën e zbatimit të furnizimit publik nga ana e SHA EMV të cilët kanë ndihmuar të lidhin kontrata për furnizimin publik dhe mazutit deri më 24.02.2023.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR