• e premte, 20 dhjetor 2024

PTHP: Është ngritur hetim kundër një shtetas të RMV-së për vrasje në Hanioti

PTHP: Është ngritur hetim kundër një shtetas të RMV-së për vrasje në Hanioti

Shkup, 30 në ntor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike informoi se ka ngritur hetim kundër një 33 vjeçari, shtetas i RMV-së për një vrasje në Hanioti.

"Prokuroria Themelore Publike Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi për vepër penale, e cila në Kodin Penal të Maqedonisë është parashikuar si - Vrasje e nenit 123 paragrafi 2 pika 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 22, si dhe për Hartimin të pautorizuar, lëvizje, ndlrmjetësim dhe tregim me armë dhe materie shpërthyese sipas nenit 396 paragrafi 3, thonë nga PTHP.

Siç theksojn nga Prokuroria Publike, i dyshuari 33 vjeçar më 15 korrik të vitit 2023 në hanioti, Republika e Greqisë, së bashku me një person të panjohur deri më tani, me paramendim e kanë privuar nga liria tashmë të ndjerin Orhan Bajrami, ndërsa i kanë vënë në rrezik edhe jetët e katër personave të tjerë.

"Pas marrëveshjes paraprake, i dyshuari dhe bashkëkryerësi i tij kanë mbërritur të maskuar në kompleksin turistik ku ka qenë viktima dhe i janë afruar derës së pasme të hapur të ballkonit. I dyshuari ka shtënë 11 plumba nga arma e zjarrit - pistoletë "Crvena zastava" 7.65 mm me silenciator, ndërsa bashkëpunëtori i tij me një pistoletë të kalibrit të njëjtë ka shtënë edhe 8 plumba në drejtim të viktimave. Nga plumbat, tre kanë përfunduar në trupin e tashmë të ndjerit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Autoritetet hetimore greke kishin lëshuar një urdhër arresti për të dyshuarin, një urdhër arresti evropian dhe një urdhër arresti ndërkombëtar për dyshimin e veprave penale - Vrasje me dashje në bashkëpunim dhe Tentativë për vrasje seriale në bashkëpunim në territorin e Republikës së Greqisë", thonë nga Prokuroria.

Siç theksojnë nga PTHP, duke pasur parasysh atë që bëhet fjalë për shtetas të RMV-së për të cilët nuk ekziston mundësi riathdhesimi, në bazë të instrumenteve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, autoritet greke ia kanë kaluar ndjekjen penale Prokurorisë Themelore Publike Shkup.

Prokurori publik deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktim të masës së arrestit për të dyshuarin. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR