PSZH rrëzoi rekord në Liga 1, Mbape e përmirësoi arritjen personale
- Edhe pse Pari Sen Zhermen fillimisht duhet ta sigurojë titullin në Liga 1, hegjemoni francez vazhdon të shkruajë historinë në ligën e vet vendore. Parisienët me suksesin e djeshëm kundër ekipit të Lorienit me 4:1 e vazhduan serinë pa humbje në terren mysafir në 22 ndeshje të njëpasnjëshme, që deri më tani nuk e ka bërë asnjë ekip në kampionatin e atjeshëm.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:44, 25 prill, 2024
Paris, 25 prill 2024 (MIA) - Edhe pse Pari Sen Zhermen fillimisht duhet ta sigurojë titullin në Liga 1, hegjemoni francez vazhdon të shkruajë historinë në ligën e vet vendore. Parisienët me suksesin e djeshëm kundër ekipit të Lorienit me 4:1 e vazhduan serinë pa humbje në terren mysafir në 22 ndeshje të njëpasnjëshme, që deri më tani nuk e ka bërë asnjë ekip në kampionatin e atjeshëm.
Pari Sen Zhermen për herë të fundit humbi në terren mysafir më 11 shkurt 2023 në ndeshjen e xhiros së 23-të në Liga 1 sezonin e kaluar, kur u mposhtën me rezultat 1:3 nga Monako. Arritja paraprake i takoi Lionit, i cili ishte i pamposhtur në terrene mysafire prej marsit të vitit 2005 deri në prill të vitit 2006.
Ylli i ekipit, Kilian Mbape, gjithashtu asistoi në ndeshjen kundër Lorienit, me çka u ngrit në 43 gola në sezon dhe e përmirësoi maksimumin e tij personal në raport me shënimin e golave në një sezon.
Parisienët për momentin kanë 11 pikë epërsi para Monakos në vendin e dytë, ndërsa nëse fitojnë në ndeshjen e ardhshme kundër ekipit nga Le Avr më 27 prill (e shtunë) do ta sigurojnë edhe titullin. ab/
Foto: Tuiter/PSZH