• e premte, 17 maj 2024

PSZh dhe Borusia Dortmund gjysmëfinalistë të parë në Ligën e kampionëve

PSZh dhe Borusia Dortmund gjysmëfinalistë të parë në Ligën e kampionëve

Barcelonë, Dortmund, 17 prill 2024 (MIA) - Futbollistët e PSZh-së dhe Borusia Dortmundit kanë siguruar kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve, pasi mbrëmë në ndeshjet kthyese çerekefinale kanë fituar ndaj Barcelonës dhe Atletiko Madridit.

PSZh, pas humbjes në ndeshjen e parë në Paris me rezultatin 3:2, mbrëmë me golat e Dembeles (49), Vitinjas (54) dhe Mbapes (61 nga penaltia dhe 89), fituan si mysafir ndaj Barcelonës me rezultatin 4:1. Golin për vendasit e shënoi Rafinja në minutën e 12-të. Barcelona nga minuta e 29 ishte me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Arauho u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Borusia Dortmundi ishte më i mirë se Atletiko Madridi me rezultatin 4:2 dhe kështu e anuloi humbjen një javë më parë me rezultatin 2:1 në Madrid. Brant (34), Matsen (39), Fulkrug (71) dhe Sabicer (74) i shënuan golat për Borusian, ndërsa për Atletiko Madridin golat i shënuan Humels (49, autogol) dhe Korea (69).

Dy ndeshjet tjera kthyese janë në program sonte.

Mbrojtësi i trofeut Mançester Siti e pret Realin e Madridit. Ndeshja e parë në kryeqytetin spanjoll përfundoi baraz me rezultatin 3:3.

Bajerni në Mynih do të jetë nikoqir i Arsenalit, pasi ndeshja në Londër para një jave përfundoi baraz me rezultatin 2:2. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR