Protesta në Uindsor dhe në qendër të Londrës kundër vizitës së Trampit
- Përderisa presidenti amerikan, Donald Tramp sot ishte në drekë të përbashkët me familjen mbretërore britanike në pallatin në Uindsor, në këtë vend të vogël, 400 kilometra në perëndim të kryeqytetit dhe në vetë qendrën e Londrës filluan të tubohen demonstrues për të protestuar kundër tij, transmetoi Si-En-En.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:30, 17 shtator, 2025
Londër, 17 shtator 2025 (MIA) - Përderisa presidenti amerikan, Donald Tramp sot ishte në drekë të përbashkët me familjen mbretërore britanike në pallatin në Uindsor, në këtë vend të vogël, 400 kilometra në perëndim të kryeqytetit dhe në vetë qendrën e Londrës filluan të tubohen demonstrues për të protestuar kundër tij, transmetoi Si-En-En.
Dhjetëra demonstrues dolën në rrugët e Uindsorit para arritjes së tij duke brohoritur "Hej Ho, Donald Tramp duhet të shkojë" dhe "Donald Tramp nuk është i mirëseardhur këtu".
Një demonstruese deklaroi se nuk mendon që është e drejtë Britania e Madhe ta mirëpresë Trampin në vizitën e dytë shtetërore për shkak të "retorikës së tij të tmerrshme, politikave dhe veprimeve ndaj grave dhe njerëzve me ngjyrë të ndryshme të lëkurës".
Mes slloganeve ishin "Tramp, politika jote është e neveritshme" dhe "Shko, po e ndotë Uindsorin".

Policia kumtoi se dje ka arrestuar katër persona lidhur me operacionin në të cilin fotografia e Trampit dhe përdhunuesit Xhefri Epstajn ishte projektuar në kullën e Kështjellës Uindsor, si përkujtues për raportin e presidentit me financierin e turpëruar.

Tramp dhe zonja e parë e SHBA-së, Melania Tramp u pritën në pallat nga mbreti Çarllsi i Tretë dhe mbretëresha Kamilla, si dhe nga princi Uilliam dhe gruaja e tij Ketrin, ndërsa më pas u shëtitën me karrocë nëpër pronën Uindsor përderisa orkestrat ushtarake i ekzekutonin himnet e dy vendeve. Për sonte është planifikuar banket i madh.

Në Londër, 400 kilometra larg Uindsorit, qindra demonstrues filluan të tubohen në marshin protestues kundër vizitës së tij.
Policia e Londrës po përgatitet për madje 50 grupe protestuese në rrugët e qytetit gjatë orëve të pasdites dhe shëtitjes deri në Parlament. Mbi 1.600 policë janë sistemuar për mirëmbajtje të rendit në rrugë.
Demonstruesit mbanin banderola dhe flamuj me sllogane kundër liderit amerikan: "Anulojeni Trampin", "Ndalojeni Trampin" dhe të tjera, kumtoi Si-En-En.
Disa prej tyre ishin maskuar si presidenti rus, Vlladimir Putin, kryeminsitri izraelit Benjamin Netanjahu dhe influensuesi Endrju tejt, duke mbajtur mbishkrime si "kriminelët e luftës për Trampin", "vrasësit për Trampin" dhe "mizogjenët për Trampin".
Në mbishkrime të tjera përmendet edhe kundërvajtësi i dënuar seksual Xhefri Epstajn, kumtoi Si-En-En, nga i cili Trampi tashmë një kohë të gjatë po tenton të distancohet, edhe pse ekzistojnë dëshmi për miqësinë e tyre të dikurshme.
"Jo për regjimin fashist të Trampit", shkruan në një poster, përderisa një tjetër lidrin amerikan e quan "gjëja më e neveritshme në Londër pas murtajës".

Në një mbishkrim qëndron "djali i një të mbijetuari të Holokaustit ju thotë: Ndalojeni gjenocidin në Gazë!".
Një komision i oavarur i Kombeve të bashkuara dje konkludoi se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë. Izraeli këtë pohom e hodhi poshtë në mënyrë kategorike. ab/
Foto: ЕPА