• e hënë, 04 nëntor 2024

Propozim-ligji për huanë nga Hungaria në seancë plenare

Propozim-ligji për huanë nga Hungaria në seancë plenare

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 14-të, në rendin e ditës të së cilës ka shumë pika, ndër të cilat është edhe Propozim-ligji për borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua prej gjysmë miliardë eurosh nga qeveria hungareze, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni Kuvendor për financim dhe buxhet në datën 13 të këtij muaji e dorëzoi në procedurë të mëtejshme Propozim-ligjin për huanë nga Hungaria.

Shuma e përgjithshme e huasë nga Banka Hungareze e Eksport-Importit është 500 milionë euro. Huaja do të tërhiqet në një transhë, afati për shlyerjen e kredisë është 15 vjet, me grejs periudhë prej tre vitesh, norma e interesit është fikse dhe arrin 3.25 për qind, Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Bankës hungareze për eksport -import, shoqëri private me komision me përgjegjësi të kufizuar për mjetet e patërhequra në vlerë prej 0.5 për qind të huasë në nivel vjetor. Provizioni për mjetet e patërhequra do të llogaritet në baza ditore mbi pjesën e patërhequr të huasë, e llogaritur nga data e disponueshmërisë së fondeve dhe do të paguhet në ditën e parë të punës pas përfundimit të periudhës së disponueshmërisë. Huaja do të shlyhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti. Për më tepër, Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë provizion për shërbimet e ofruara juridike një firme të pavarur të përzgjedhur nga Banka Hungareze e Eksport-Importit shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar. Provizioni për shërbimet e kryera juridike do të paguhet përpara tërheqjes së transhës.

Gjysma e mjeteve nga kjo hua, siç sqaruan përfaqësuesit e qeverisë, do të përdoret për zhvillimin e komunave, ndërsa pjesa tjetër si ndihmë për ekonominë dhe për nevoja buxhetore.

Opozita akuzon se paratë nuk janë nga Hungarisë dhe se vendi po bëhet peng politik i këtij vendi.

Në rendin e ditës të seancës së 14-të të Kuvendit kanë mbetur disa pika, ndër to edhe disa që tashmë janë debatuar dhe duhet vetëm të votohet si propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmë juridike falas dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për vetëqeverisjen lokale, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve është edhe propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Nacional për Arsim të Lartë dhe Veprimtarisë Kërkimore Shkencore, si dhe propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Nacional të Arsimit të Lartë dhe Veprimtarisë Kërkimore Shkencore, nga radhët e studentëve.

Në rend dite janë edhe disa raporte vjetore, duke përfshirë punën e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor, për punën e Komisionit Shtetëror për ankesa për prokurime publike, të Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe Këshillit Gjyqësor, të gjitha për vitin 2023.

Në fund, si pikat 31 dhe 33 të rendit të ditës të seancës së 14-të të Kuvendit, është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të tyre të familjes, si dhe për propozim- ligjin për borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Hungareze për Eksport-Import, shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas Marrëveshjes për hua për financimin buxhetor dhe financimin e qëllimeve të përgjithshme, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Për sot është caktuar vazhdimi i seancës së 12-të, në të cilën pritet të konstatohet vetëm tërheqja e dhjetë ligjeve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR