• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Promovohet baza për pronësinë mediatike

Promovohet baza për pronësinë mediatike

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA)- Në Shkup sot u mbajt promovimi i bazës së të dhënave për pronësinë mediatike e cila mundohet të jep përgjigje në pyetjen se kush i posedon mediat. Projekti është në organizim të "Rrjetit ballkanik të gazetarëve hulumtues" (BIRN) dhe organizatës jofitimprurëse ndërkombëtare "Regjistri mediatik botëror" (RrMB).

Ana Petrusheva nga BIRN në fjalimin e saj sot në promovim, theksoi se baza është punuar për gati gjashtë muaj nga ekipi i tyre sipas metodologjisë së regjistrit global të mediave dhe po përpiqet të japë përgjigje për disa nga pyetjet që i posedojnë mediat, si njerëzit mund ta vlerësojnë përmbajtjen e besueshme dhe si gazetarët të punojnë në mënyrë cilësore nëse nuk e dinë se kush i kontrollon mediat ku punojnë.

"Maqedonia e ka problem kur bëhet fjalë për matjen e publikut sepse  ekzistojnë të dhëna ose të pjesërishme ose të pabesueshme. Në këtë kuptim, ne jemi udhëhequr nga regjistri kur e kemi bërë, metodologjinë, gjegjësisht se si e kemi bërë përzgjedhjen se cilat media do të hyjnë në këtë bazë të dhënash", shtoi Petrusheva.

Siç theksoi ajo , më së shumti janë udhëhequr sipas asaj cilat janë televizionet më të mëdha sipas regjistrit, dmth pesë janë kombëtare, plus servisi publik, si dhe ata më të mëdha kabllovike dhe satelitore.

 "Kjo zgjedhje ishte mjaft e lehtë për sa i përket medias së shkruar dhe radios, sepse ato janë gjithnjë e më pak. Kriteret ishin që të jenë në nivelin kombëtar dhe të jenë me përmbajtje informative. Kishim mbuluar pesë radio dhe pesë media të shkruara", shtoi Petrusheva.

Ajo bëri të qartë se kjo është mirë për qytetarët që të munden ta dinë prej nga i marrin informacionet, por edhe për të gjithë ata në vend dhe jashtë vendit të cilët dëshirojnë të marrin të dhëna konkrete.

Në kuadër të projektit për monitorim të pronësisë mediatike janë kyçur më shumë se 30 media (të shkruara, onlajn, radio dhe TV) të zgjedhura në bazë të ndikimit të tyre dhe përmbajtjes informative.

Baza për pronësi mediatike është pjesë nga projekti i madh që me mbështetje nga Bashkimi Evropian është zbatuar në të gjitha vendet nga rajoni ballkanik me metodologji identike të dizajnuar nga ana e "Regjistrit botëror mediatik" që nga viti 2021 punon si organizatë e pavarur. Baza e të dhënave do të jetë e qasshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. ss/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR