• e premte, 26 prill 2024

Prokuroria po vepron në rastin e vrasjes së dyfishtë në Kala, thotë Bubevski

Prokuroria po vepron në rastin e vrasjes së dyfishtë në Kala, thotë Bubevski

Shkup, 8 mars 2023 (MIA)- Prokuroria në këtë rast është duke vepruar dhe prokurori kujdestar ka dalë në vendngjarje, ka dhënë udhëzime lidhur me grumbullimin e provave materiale dhe përpunimin e tyre, por faza e zbulimit është në dorën e autoriteteve, në këtë rast MPB-së, deklaroi kryetari i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se deri ku është hetimi për vrasjen në Kala, Bubevski tha se sipas Ligjit për procedurë penale për vepra të tilla së pari organi që duhet të njoftohet është MPB-ja dhe më pas edhe Prokuroria.

"Koordinimin e gjithë kësaj e bën prokurori publik, megjithatë funksioni i zbulimit dhe mënyra në të cilën do të arrijnë në një gjurmë të caktuar apo njohuri megjithatë është punë kriminalistike për të cilën më shumë njohuri ka policia", deklaroi Bubevski.

Atë që duhet të japë prokurori publik, theksoi Bubevski është dhënë dhe kjo është e gjitha që mund ta them për momentin.

I pyetur se deri ku janë hetimet për vrasjet e mëparshme si ajo në rrugën "Ruzvleltova", Bubevski tha se të gjitha vrasjet e pazbardhura nuk janë lëndë të mbyllura dhe për to po mblidhen materiale. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR