Pa energji elektrike disa pjesë të Komunave të Shkupit, Petrovec, Gjorçe Petrov dhe Saraj
- Për shkak ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës, sot pa energji elektrike do të jenë disa pjesë nga konsumatorët e Komunës së Shkupit, Petrovec, Gjorçe Petrov dhe Saraj, kumtoi QRMK-Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 08:06, 26 prill, 2024

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Për shkak ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës, sot pa energji elektrike do të jenë disa pjesë nga konsumatorët e Komunës së Shkupit, Petrovec, Gjorçe Petrov dhe Saraj, kumtoi QRMK-Shkup.
Gjatë periudhës prej orës 08:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Kozhle Tunel Katllanovë dhe fshati Badar në Komunën e Petrovecit.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga rruga "52" drejt rrethit të zonës ekonomike në Komunën e Gjorçe Petrovit.
Në periuudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në Komunën e Sarajit. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s