Prokuroria spanjolle dha urdhër për arrestimin e Rubijalesit
- - Prokuroria spanjolle ka dhënë urdhër për arrestimin e ish njeriut të parë të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubijales, qëndron në kumtesën zyrtare të departamentit.
- Post By Fitore Curri
- 08:34, 21 mars, 2024

Madrid, 21 mars 2024 (MIA) - Prokuroria spanjolle ka dhënë urdhër për arrestimin e ish njeriut të parë të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubijales, qëndron në kumtesën zyrtare të departamentit.
Mësohet se urdhëri është dhënë si pjesë e hetimit lidhur me kinse kontratat e jashtëligjshme gjatë pesë viteve të kaluara.
"Federata shpreh shqetësim të thellë për ngjarjet të cilat ndodhën sot dhe angazhohet për transparencë maksimale, respektim të vlerave të cilat i prezanton futbolli dhe të cilat liderët e saj duhet t'i mbrojnë", thuhet në kumtesën e RFEF.
Më 20 gusht 2023, ekipi spanjoll i femrave u bë kampion botëror, duke e fituar përfaqësuesen e Anglisë në finalen e turneut (1:0). Gjatë ndarjes së çmimeve, Rubijales e puthi në buzë futbollisten e ekipit fitues, Xhenifer Hermoso.
Pas këtij incidenti, FIFA e suspendoi funksionarin nga puna në tre vjet, ndërsa vetë Rubiales dha dorëheqje. fc/
Fotografia: EPA