• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Prokuroria pohon se asnjë prokuror publik nuk është tërhequr nga hetimi për zjarrin në Koçan

Prokuroria pohon se asnjë prokuror publik nuk është tërhequr nga hetimi për zjarrin në Koçan

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Nga Prokuroria publike pohojnë se asnjë prokuror publik nuk është tërhequr nga hetimi për zjarrin në Koçan për shkak të presioneve eventuale dhe mosmarrëveshjeve me kualifikimin juridik.

"Ekipi i prokurorëve po vepron plotësisht i sinhronizuar dhe pandërprerë po ndërmerr veprime", thonë nga Prokuroria.

Në mëngjes, Bashkimi Demokratik për Integrim në kumtesë deri te opinioni njoftoi se informatat se një prokuror publik është tërhequr për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kualifikimit të veprës, e posaçërisht për shkak të presioneve poliike nga ana e partive në Qeveri, është alarm për tërë shoqërinë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR