• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokurori i ri publik Kocevski do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit

Prokurori i ri publik Kocevski do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Prokruori i ri shtetëror publik, Ljupço Kocevski sot do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski.

Kuvendi dje unanimisht  me 62 vota "për" Kuvendi e zgjodhi Ljupço Kocevskin prokuror shtetëror publik.

Koceski ishte propozuar si kandidat i vetëm për prokuror rë ti shtteëror publike pasi që prokurorja Lidia Raiçeviq nuk mori mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publik, ndërsa për prokuroren Fatime Fetai, Këshilli gjyqësor nuk u diskutua për shkak të dokumentacionit jo të plotë të parashtruar.

Kocevski është avokat i mëparshëm, i cili në vitin 2008 u zgjodh prokuror i alrtë publik në Gostivar. Nga janari i vitit 2022 është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë republikane publike, mes dhjetëra prokurorëve në këtë institucion. Ai ishte pjesë edhe e Këshillit drejtues të Akadmeisë për gjykatës dhe prokurorë, por edhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë publike.

Prokurori i mëparshëm shtetëror, Ljubomir Joveski ishte emëruar më 25 dhjetor 2027, ndërsa e trashëgoi Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të atij viti.

Për momentin, u.d. prokurore republikane në vendin e Ljubomir Joveskit është prokurorja Sonja Simovska. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR