• e shtunë, 29 qershor 2024

Prodhimi industrial në shtator me rritje prej 4,5 për qind në bazë mujore

Prodhimi industrial në shtator me rritje prej 4,5 për qind në bazë mujore

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Prodhimi industrial në shtator të këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar është rritur për 4,5 për qind, ndërsa në periudhën janar-shtator të këtij viti për 0,7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në shtator 2023, krahasuar me shtatorin e vitit 2022, shënon rritje prej 23.4 për qind, si dhe rritje ka pasur edhe në industrinë përpunuese prej 3,8 për qind. Rënie prej 10.1 për qind është shënuar në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz dhe avull.

ESHS thekson se rritja në sektorin e industrisë përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet: Prodhimi i pijeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i mineraleve të tjera jometalike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve të paspecifikuara dhe Prodhimi i mobilieve.

Sipas grupeve industriale kryesore, prodhimi në shtator në vitin 2023, krahasuar me shatorin e vitit 2022, ka shënuar rritje tek Prodhimi intermediare, përveç energjisë me 21,5 për qind dhe produkteve kapitale me 0,7 për qind, ndërsa rënie tek Energjia për 10,5 për qind. Produktet e qëndrueshme konsumatore me 6,8 për qind dhe mallrat e qëndrueshme për konsum me 1,8 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR