Privohen nga liria dy persona në Shkup për shkak të fshehjes së targave
- Nëpunës policorë nga SPB Shkup pardje në periudhën kohore prej orës 19:00 deri në 03:00, në zonat e Qendrës dhe Bit Pazarit në Shkup kanë ndërmarrë masa adekuate, sipas një plani të përgatitur paraprakisht për veprime të përforcuara për mirëmbajtjen e gjendjes së duhur të sigurisë në zonën qendrore të qytetit.
- Post By Besnik Shuki
- 13:15, 15 shkurt, 2026
Shkup, 15 shkurt 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Shkup pardje në periudhën kohore prej orës 19:00 deri në 03:00, në zonat e Qendrës dhe Bit Pazarit në Shkup kanë ndërmarrë masa adekuate, sipas një plani të përgatitur paraprakisht për veprime të përforcuara për mirëmbajtjen e gjendjes së duhur të sigurisë në zonën qendrore të qytetit.
Me këtë rast, siç kumtoi MPB-ja, janë bërë verifikime të identitetit të 24 personave, kontrolle të 17 personave dhe kontrolle të katër automjeteve. Gjatë kontrollit u evidentuan shtatë kundërvajtje në trafik, u konfiskuan dy automjete sipas nenit 378 dhe 380 të Kodit Penal.
"Nga liria janë privuar dy shoferë, S.S. dhe M.A., të cilët drejtonin automjete udhëtarësh 'Mercedes' me targa të Shkupit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale - fshehje të targave, sipas nenit 378 dhe 380 të Kodit Penal dhe gjithashtu u evidentua një kundërvajtje sipas nenit 80 të Ligjit për armë. Gjatë kontrollit u ndërmor edhe një veprim parandalues me patrullime të vazhdueshme në parkun e territorit të Kapishtecit, pranë një objekti hotelierik në bul. 'Arradhat Partizane', si dhe pranë fushës së lojërave të quajtur 'Dërveni Grad', për shkak të grumbullimeve të përditshme të personave të mitur", kumtoi MPB.
Aksionet e përforcuara të kontrollit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. bsh/
Foto: MPB