Prezantim i rezultateve nga Anketa me sektorin privat të biznesit për çështje lidhur me korrupsionin
- Post By Fitore Curri
- 07:30, 25 qershor, 2024

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot do t'i prezantojë rezultatet nga Anketa me sektorin privat të biznesit për çështje lidhur me korrupsionin.
Anketa është pjesë e aktiviteteve të projektit "Qytetarët kundër korrupsionit" të cilin Oda e zbaton nga prilli i vitit 2023.
Bëhet fjalë për projekt pesëvjeçar, financiarisht i mbështetur nga USAID-i, i cili realizohet përmes një Konsorciumi të pjesëmarrësve të llojllojshëm, në mesin e të cilëve edhe Oda si përfaqësuese e sektorit privat të biznesit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s