• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova e priti shefin e zyrës dhe përfaqësues special të OBSH-së, Akim Ali

Presidentja Siljanovska Davkova e priti shefin e zyrës dhe përfaqësues special të OBSH-së, Akim Ali

 Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim Akim Ali, shef i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe përfaqësues special në Shkup.

 Në takim, siç bënë të ditur nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova është informuar me aktivitetet aktuale, rolin e OBSH-së në vend dhe rajon dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet shëndetësore vendore me qëllim të përmirësimit të qëndrueshmërisë së sistemeve shëndetësore për përballje me pandemitë apo krizat shëndetësore.

 

"Në bisedë, presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e harmonizimit të politikave shëndetësore kombëtare me standardet shëndetësore globale dhe theksoi mbështetjen e saj për përpjekjet për eliminimin e të gjitha barrierave rregullative, politike apo sociale me qëllim të realizimit të programeve efektive shëndetësore", theksohet në kumtesë.

 Në interes të forcimit të sistemit shëndetësor në vend, parandalimit të sëmundjeve dhe promovimit të shprehive të shëndetshme, presidentja vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të strategjive për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen publike për nismat aktuale shëndetësore, veçanërisht në zonat rurale apo të pazhvilluara.

 Në takim u shpreh gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit të OBSH-së me institucionet e Maqedonisë së Veriut për të mbështetur proceset reformuese në fushën e shëndetësisë, forcimin e kapaciteteve për paralajmërim të hershëm dhe gatishmërinë e shtetit për reagim të shpejtë ndaj situatave shëndetësore urgjente.

 Foto: Kabineti i Gordana Siljanovsk Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR