Presidentja Osmani u takua për herë të parë me presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Shara
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Turqi me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit diplomatik të Antalisë është takuar me presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Shara.
- Post By Fami Bajrami
- 14:46, 11 prill, 2025

Prishtinë, 11 prill 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Turqi me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit diplomatik të Antalisë është takuar me presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Shara.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.
Sot, me presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Shara, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.