Presidenti Pendarovski në Nju-Jork realizoi takim me mbretin e Jordanisë, Abdullau i Dytë
- - Presidenti Stevo Pendarovski sot në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, ka realizuar takim me mbretin e Jordanisë, Abdullau i Dytë.
- Post By Fitore Curri
- 19:43, 19 shtator, 2023
Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, ka realizuar takim me mbretin e Jordanisë, Abdullau i Dytë.
"Në takim ishte konstatuar se marrëdhëniet dypalëshe mes të dyja vendeve janë definuar me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, si dhe bashkëpunim të mirë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare me theks të veçantë në KB", njoftoi Kabineti i Presidentit.
Presidenti Pendarovski u falënderua për akreditimin e pesë universiteteve tona në Jordani të cilët u mundësuan studentëve nga Maqedonia e Veriut që ta vazhdojnë arsimimin e tyre në Jordani dhe theksoi se arsimi i lartë është komponentë kyçe për zhvillimin dhe përparimin e ardhshëm të të dyja shoqërive.
Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për qëllimet e përbashkëta për stabilitet, siguri dhe prosperitet të rajonit të Ballkanit dhe të Lindjes së Afërt, ku, siç qëndron në kumtesë, Maqedonia e Veriut dhe Jordania kanë llojllojshmëri etnike të prosperuar dhe e ndajnë politikën e njëjtë të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit, duke ndërtuar shoqëri në të cilat kultivohen diversiteti etnik dhe fetar.
"Presidenti Pendarovski dhe mbreti Abdullau i Dytë shkëmbyen mendime dhe informacione për aktualitetet në Ballkan dhe në Lindjen e Afërt, si dhe për përkushtimin dhe kontributin e të dyja shteteve në arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në dy rajonet, me çka presidenti Pendarovski theksoi se pozicionet e Maqedonisë së Veriut janë harmonizuar në kuadër të BE-së dhe në koordinim me vendet partnere të Aleancës NATO", qëndron në kumtesë. fc/