• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Gjeorgjisë

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Gjeorgjisë

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Presidenti Stevo pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Gjeorgjisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Otar Berdzenishvili.

Pendarovski në fjalimin e tij shfaqi pritje se ambasadori me angazhimin e tij profeisonal do të kontribuojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të prëgjithshme mes dy vendeve dhe bashkëpunimit më intensiv ekonomik, për çka ekziston bazë solide.

"Gjeorgjia është vend mik me të cilin ndajmë prioritete dhe pikëpamje të ngjashme, ndërsa përkushtimi Juaj ndaj integrimeve evropiane dhe euroatlantike paraqet nxitje shtesë për bashkëpunim akoma më përmbajtësor në periudhën që paraprin. Sot, kur në Evropë sërish po përballemi me konflikt tragjik të luftës, nevoja për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar dhe solidaritet është aktiale ndoshta më shumë se kurdo herë. Besoj se pa marrë parasysh madhësisë sonë si shtete, Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia do të vazhdojnë ta japin kontributin e tyre për sigurimin e paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mirëqenies ekonomike, si vlera universale, me të cilat të dy shtetet janë të lidhura", theksoi presidenti Pendarovski.

Ambasadori Berdzenishvili në ceremioninë e pranim-ddorëzimit të letrave kredenciale shprehi gatishmëri të kontribuojë për avancimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. ab/

Foto: Kabineti i Presidentit të RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR