• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar polak, Kzhishtof Gzheliq

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar polak, Kzhishtof Gzheliq

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Presidenti  Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoeemëruar të Republikës së Polonisë, Kzhishtof Gzheliç.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në shtetin tonë ambasadorit Gzheliq, presidenti Pendarovski e riafirmoi kënaqësinë nga marrëdhëniet e zhvilluara dypalëshe mes dy shteteve mike, të cilat i karakterizon miqësia tradicionale dhe e sinqertë, dialogu politik intensiv dhe bashkëpunimi i shkëlqyer tregtar dhe ekonomik, duke ndarë vlera të përbashkëta evropiane të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. 

Presidenti Pendarovski shfaqi bindje se dy vendet kanë para një periudhë të suksesshme, me mundësi të shprehura  për fuqizim të bashkëpunimit si në plan dypalësh, ashtu edhe në plan ndërkombëtar.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Gzheliq vlerësoi se popujt tanë, edhe pse gjeografikisht të ndarë, shumë vite janë të lidhur me miqësi të veçantë.

Në lidhje me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ambasadori e theksoi mbështetjen dhe solidaritetin e plotë jo vetëm nga autoritetet polake, por edhe nga shoqëria. 

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi Kabineti i tij, ambasadorit Gzheliq i dëshiroi kryerje me sukses të funksionit. fc/

Fotografitë: Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski

QËNDRONI TË LIDHUR