• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Presidenti Pendarovski i nënshkroi dekretet për pesë ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Presidenti Pendarovski i nënshkroi dekretet për pesë ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot kumtoi se i ka nënshkruar dekretet për shpalljen e pesë ligjeve për ndërtim të korrridoreve 8 dhe 10d. Siç tha në konferencë për shtyp, secila palë e interesuar ka të drejtë të parashtrojë nismë për vlerësim të kushtetutshmërisë së secilit prej këtyre ligjeve, përfshirë edhe atë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie të punës për të cilin reaguan një pjesë e sindikatave, një pjesë e shoqatave qytetare dhe disa parti politike.

Sipas shefit të shtetit, pas konsultimeve me ekspertë është konstatuar se Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie të punës nuk e përmban dispozitën e kontestuar nga Gjykata kushtetuese e cila parashihte se "orari i punës i secilit punëtor mund të jetë mesatarisht 60 orë në javë brenda vitit".

"Gjatë ditëve të kaluara pata disa konsultime lidhur me kushtetutshmërinë e tekstit të ri të ligjit me ekspertë nga fusha e së drejtës së punës, me ish-gjykatës të Gjykatës kushtetuese dhe me këshilltarë në Kabinetin tim. Pas marrjes së mkendimeve të ndryshme, solla vendim ta nënshkruaj Dekretin për shpallje të këtij ligji, dhe të katër ligjeve të tjera. Megjithatë, duke i pasur parasysh ankesat e një pjese të sindikatave, një pjese të shoqatave të qytetarëve të cilat punojnë në këtë sferë, si dhe të disa partive politike, bëj me dije se secila palë e interesuar ka të drejtë të parashtrojë nismë për vlerësim të kushtetutshmërisë së secilit ligj, përfshirë edhe të këtij ligji. Gjykata kushtetuese është institucioni i vetëm në rendin tonë juridik i cili e jep fjalën e fundit lidhur me kushtetutshmërinë e ligjeve dhe ka në dispozicion mekanizma me të cilat mundet shpejtë dhe në mënyrë efikase të sjellë vendim adekuat, nëse mendon ashtu", theksoi Pendarovski.

Ai vlerësoi edhe se gjatë javëve të kaluara në opinion u zhvillua një debat legjitim lidhur me për,bajtjen e këtyre ligjeve, ndërsa për njërin prej tyre edhe për kushtetutshmërinë e tij, duke e pasur parasysh vendimin e Gjykatës kushtetuese nga viti i kaluar.

"Duke mos e kontestuar të drejtën legjitime për debat gjithprëfshirës për secilin ligj, prëfshirë edhe këta, dëshiroj të them se debati nga një numër i vogël i subjekteve u prëdor për rritje të polarizimit edhe ashtu të lartë në shoqërinë tonë që e hoqi fokusin nga çështjet e vërteta lidhur me këto ligje. Përkatësisht, në vend se diskutimi të kahëzohet drejt prëfitimeve dhe rreziqeve të mundshme lidhur me projektin, debati publik u shndërrua në debat për orientimet tona strategjike euroatlantike", theksoi presidenti.

Kuvendi të premten i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, Ligjit për eksproprijim, Ligjit për ndërtim, Ligjit për planifikim urbanistik dhe Ligjit për konstatim të interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projektit për autostradën Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë) dhe Korridorit 10d (aksi në autostradën Prilep-Manastir).

Ligjet u sollën me procedurë të shkurtuar, pasi që Qeveria i shënoi me flamur evropian dhe ia dorëzoi Parlamentit. ab/

foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR