• e hënë, 08 korrik 2024

Presidenti Pendarovski e vizitoi Fondacionin „Little Bits of Good Foundation“

Presidenti Pendarovski e vizitoi Fondacionin „Little Bits of Good Foundation“

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi qendrën tutoriale në Fondacionin „Little Bits of Good Foundation“ në Çair, e cila bashkë me qendrat në Gazi Babë, Butel 2 dhe Vizbeg, është pjesë e filialit të këtij fondacioni në vend. 

Presidenti Pendarovski në qendrën "Motivi" në Çair mori pjesë në mësimin e matematikës dhe artit figurativ. Një pjesë e fëmijëve nga shkollat fillore nga Çairi, të cilët vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, i bënin detyrat e tyre të shtëpisë. Me nxënësit, presidenti Pendarovski bisedoi për lëndët e tyre të preferuara dhe për lëndët të cilat i mësojnë me më pak dashuri, si dhe për veprat e pikturuara. 

Gjatë vizitës, përgjegjësit për programin në qendrat, më hollësisht e informuan presidentin Pendarovski për programin i cili zbatohet, si dhe me sfidat dhe rezultatet e arritura të këtij lloji të mësimit në qendër. 

Në të njëjtën kohë, kompetentët theksuan se qëllimi i aktiviteteve të tyre për nxënësit e shkollave fillore përreth është përmirësimi i cilësisë së jetës së familjeve të varfra dhe nënave beqare. Ata gjithashtu theksuan se Fondacioni ofron ndihmë financiare për personat me aftësi të kufizuara të cilët nuk janë në gjendje të punojnë, si dhe bursa mjekësore për studentët me arritje të larta dhe studentët e nënpërfaqësuar nga rajoni i Shkupit në fakultetet e akredituara të mjekësisë.

Katër qendrat tutoriale në Fondacionin „Little Bits of Good Foundation“ i vizitojnë rreth 500 nxënës, ndërsa përveç mësimit për shkencat natyrore, në to mbahen edhe kurse në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërsa me program të pasur nga sfera e artit dhe përmes ekspozitës vjetore te veprave artistike, nxënësve të talentuar u jepet mundësi që t'i tregojnë aftësitë e tyre. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentit të RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR