• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i ri i Paraguajit, Santiago Penja, në inaugurimin e tij i konfirmoi lidhjet e afërta me Tajvanin

Presidenti i ri i Paraguajit, Santiago Penja, në inaugurimin e tij i konfirmoi lidhjet e afërta me Tajvanin

Asunsion, 16 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i ri i Paraguajit, Santiago Penja, gjatë inaugurimit të djeshëm të funksionit tha se Paraguaji dhe Tajvani janë "jo vetëm aleatë, por edhe vëllezër".

 Penja u betua si president para pallatit qeveritar në kryeqytetin Asunsion me ceremoni ku morën pjesë disa udhëheqës rajonan dhe nënpresidenti i Tajvanit Uillijam Lai.

Paraguaji është vendi i vetëm në Amerikën Jugore dhe një nga 12 vendet në botë që mban marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.

Lai, përpara se të nisej në këtë vend amerikanojugor, të shtunën tha se vizita e tij në Paraguaj është "ta detyrojë komunitetin ndërkombëtar të kuptojë se Tajvani është një vend që këmbëngul në demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë dhe në mënyrë aktive merr pjesë në punët ndërkombëtare".

Kur Penja e vizitoi Tajvanin në korrik, ai presidentes Cai Ing-ven i tha se vendi i tij "do të qëndrojë pranë popullit të Tajvanit" gjatë mandatit të tij pesëvjeçar.

Tajvani ka qenë një çështje politike gjatë fushatës presidenciale, me ç'rast rivali i Penjas argumenton se një aleancë e tillë nuk është fitimprurëse sepse pengon një vend të vogël si Paraguai të kërkojë investime me Kinën. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR