• e hënë, 07 tetor 2024

Presidenti i Lituanisë dhe kryeministrja e Letonisë mbërritën në Kiev

Presidenti i Lituanisë dhe kryeministrja e Letonisë mbërritën në Kiev

 Kiev, 11 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe kryeministrja e Letonisë, Evika Silina, kanë mbërritur sot në mëngjes në Kiev, njoftuan funksionarët  në rrjetet e tyre sociale.

"Sapo mbërrita në Kiev. Është mirë të kthehem dhe të shoh mikun tim të dashur, presidentin Volodimir Zelenskin në shenjë solidariteti me Ukrainën. Mbështetja ushtarake dhe ekonomike e Ukrainës është e një rëndësie vendimtare për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial", ka shkruar Nauseda në Iks.

 Kryeministrja e Letonisë në Iks postoi një video të mbërritjes së saj në stacionin hekurudhor në Kiev dhe paralajmëroi se vendi i saj do të jetë me popullin ukrainas deri në fitoren e tyre dhe në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR