• e premte, 22 nëntor 2024

Presidenti Begaj dhe bashkëshortja e tij dhe të punësuarit në kabinetin presidencial dhurojnë gjak

Presidenti Begaj dhe bashkëshortja e tij  dhe të punësuarit në kabinetin presidencial dhurojnë gjak

Tiranë, 14 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe zonja e parë Armanda, së bashku me të punësuarit  në Kabinetin presidencial në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, e vazhduan traditën e dhurimit të gjakut në këtë institucion.

Kjo fushatë, e organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, ka për qëllim  ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë të kontribuojnë  në dhurimin vullnetar të gjakut. 

Këtë vit fushata e dhurimit të gjakut në botë fokusohet tek individët që kërkojnë mbështetje gjatë gjithë jetës për transfusion.

 Në këtë kontekst, Zonja e Parë e Shqipërisë Armanda Begaj dërgoi mesazh. 

 “Çdokush që është i shëndetshëm dhe ka mundësi të dhurojë gjak ose plazmë, në shenjë solidariteti do të kontribuojë për cilësi jete më të mirë tek pacientët që janë në kushte kërcënuese për jetën. Një gjest në dukje i vogël dhurimi i gjakut, por që shpëton jetë“, porositi ajo.

E shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në këtë fushë.

“Mirënjohje për të gjithë ata që janë sensibilizuar për të dhuruar gjak në Shqipëri. Çdo vështirësi bashkarisht e përballojmë dhe kapërcejmë më lehtë”,  tha Zonja e Parë e Shqipërisë pasi dhuroi gjak.  

 Tradita e dhurimit të gjakut nga rezidenca presidenciale është krijuar shumë vite më parë. Donatorë të shumtë janë edhe paraardhësi i tij Ilir Meta, por  dhe kryeministri Edi Rama. ar/

 Foto: Begaj FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR