• e martë, 24 dhjetor 2024

Prej sot duhet të fillojë pagesa e "TVSH-ja ime" me limit deri në 2.100 denarë

Prej sot duhet të fillojë pagesa e

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Prej sot duhet të fillojë pagesa e "TVSH-ja ime" për tremujorin e parë të vitit, me limit të rritur deri në 2.100 denarë.

Mjetet që duhet t'u kthehen qytetarëve në tremujorin e parë llogariten në rreth 10 milionë euro.

Drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike, Sanja Lukarevska, dje në një intervistë për emisionin “Utrinski Peçat” tha se mjetet janë të siguruara në Buxhetin.

"Mjetet që duhet të kthehen përmes kësaj mase për tremujorin e parë janë rreth 10 milionë euro dhe ato mjete janë të parapara në buxhet. Do të insistoj që çdo fillim të vitit të rritet kufiri i rimbursimit të TVSH-së për personat fizik", tha Lukarevska.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria më 27 dhjetor vitin e kaluar e konfirmoi Propozim-tekstin e ligjit me të cilin limit për rimbursimin e TVSH-së rritet nga 1.800 në 2.100 denarë. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR