• e hënë, 27 janar 2025

Populli i Grenlandës dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së, deklaroi Tramp

Populli i Grenlandës dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së, deklaroi Tramp

Las-Vegas, 26 janar 2025 (MIA) - Populli i Grenlandës dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së, deklaroi presidenti Donald Tramp në komentin për gazetarët në aeroplanin presidencial gjatë fluturimit nga Las-Vegasi drejt Floridës, lajmëroi DPA.

"Besoj se çështja e Grenlandës do të zgjidhet me pjesëmarrjen tonë. Mendoj se do të fitojmë. Dhe mendoj se njerëzit dëshirojnë të jenë me ne, siç e dini. Atje ka 55.000 njerëz të cilët dëshirojnë të jenë me ne", tha Tramp.

Ai shtoi se në të vërtetë nuk e din se çfarë pretendimesh ka Danimarka për territorin autonom, por refuzimi i mundshëm nga ana e saj për t'u dakorduar me propozimet amerikane do të ishte "akt armiqësor".

Kryeministri i Grenlandës, Mut Egede tha se populli do të vendosë për të ardhmen e territorit. Kryeministrja daneze Mete Frederiksen i mbështeti komentet e tij.

Grenlanda është ishulli më i madh në botë dhe kryesisht është autonom, edhe pse është pjesë e monarkisë daneze, thekson DPA. Danimarka siguron mbrojtje dhe e kontrollon politikën e jashtme të ishullit.

Lokacioni gjeografik i Grenlandës është kyç, ndërsa besohet se ishulli është i pasur me resurse dhe minerale natyrore. 

Në komentet e tij, Trampi deklaroi se SHBA-ja "do ta marrë Grenlandën" sepse kjo është e lidhur me lirinë e botës dhe se SHBA-ja është fuqia e vetme që mund ta sigurojë atë liri. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR