• e hënë, 27 janar 2025

Armata izraelite ka vrarë 11 njerëz në Liban

Armata izraelite ka vrarë 11 njerëz në Liban

Bejrut, 26 janar 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi sot se ushtarët izraelitë qëlluan sot 11 persona dhe plagosën të paktën 83.

Ushtria izraelite njoftoi se ka hapur zjarr kur të dyshuarit u përpoqën t'u afroheshin ushtarëve të vendosur në Libanin jugor. Mes të vrarëve është edhe një ushtar libanez.

Sipas planit, Izraeli sot duhej të përfundonte tërheqjen e tij nga Libani jugor, por Tel-Aviv pretendon se kushtet për një armëpushim ende nuk janë përmbushur. Kjo do të thotë se ushtria izraelite do të qëndrojë në Libanin jugor, por ende nuk dihet për sa kohë.

Marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut u nënshkrua më 27 nëntor dhe brenda 60 ditëve, ushtarët izraelitë dhe anëtarët e Hezbollahut do të tërhiqeshin dhe ushtria libaneze do të vendosej në pjesën jugore të vendit.

Më parë, Kombet e Bashkuara njoftuan se nuk ishte ende e sigurt në rajonet kufitare të Libanit që refugjatët të kthehen.mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR