Polonia i dërgoi tanket e para "Leopard 2" në Ukrainë
- - Polonia ia dërgoi tanket e para ushtarake "Leopard 2" nga prodhimtaria gjermane Ukrainës, njoftuan sot mediat polake, në përvjetorin e pushtimit rus.
- Post By Fitore Curri
- 13:23, 24 shkurt, 2023

Varshavë, 24 shkurt 2023 (MIA) - Polonia ia dërgoi tanket e para ushtarake "Leopard 2" nga prodhimtaria gjermane Ukrainës, njoftuan sot mediat polake, në përvjetorin e pushtimit rus.
"Kryeministri Mateush Moravjecki sot në Kiev do të njoftojë se Polonia tashmë ia ka dërguar tanket e para Leopard Ukrainës", bëjnë të ditur mediat, duke cituar burime qeveritare. fc/